Talent show ndërkombëtar i kulinarisë, Top Chef do të ketë një version italian duke filluar nga sezoni i i ri televiziv, gjatë muajit shtator në kanalin Nove.
Formati, i cili numëron 18 edicione në të gjithë botën, është blerë nga grupi mediatik Discovery Italia që do të realizojë edhe edicionin e parë të tij për një nga kanalet Free-to-Air, Nove. Versioni italian do të ketë konkurentë 15 shefa profesionist që do të sfidojnë njëri-tjetrin përballë një jurie të përbërë nga emrat më të mirë të ekselencës në kulinari: Annie Féolde, Mauro Colagreco, Moreno Cedroni dhe Giuliano Baldessari.
Top Chef është kandiduar sëfundmi për një nga çmimet Emmy si një nga formatet më të suksesshëm në historinë e televizionit.
Kohë më parë u përfol se edhe Shqipëria, ishte e interesuar për blerjen e një patente të tillë, duke parë suksesin e MasterChef Albania, producentja Alketa Vejsiu para blerjes së formatit YFSF, po mendonte pikërisht për sjelljen e një programi me në fokus gatimin. Plane të cilat mbeten ende në formën e thashethemeve.
“Top Chef Italia”, do të prodhohet nga Magnolia për Discovery italia, dhe do të transmetohet për 8 javë rresht, me puntata rreth 75 minuta secila.