Ashtu siç ju informuam edhe më parë për largimin e korrespondetes së Top Channel në Bruksel, Arta Tozaj, mesaduket televizioni kombëtar pa humbur kohë, ka vendosur të zvëndësojë gazetaren më një emër tjetër të medias Shqiptare, ish-gazetarin e ABC News, Fatos Mahmutaj.
Lexo edhe: Arta Tozaj braktis Top Channel: Ndërpreva bashkëpunimin sepse Drejtori i Informacionit ndryshoi tarifat e artikujve që më blinte
Mahmutaj, ka raportuar ngjarjet tragjike terroriste të shkaktuara në kryeqytetin Belg, Bruksel, në TCH, gjatë edicionit informativ të orës 15:00 dhe atë qëndor të orës 19:30, i cili mesaduket pas largimit të tij tepër të gjatë si gazetar i një televizioni është rikthyer përsëri raportimit.
Fatos Mahmutaj është gazetari i cili u plagos në dorë gjatë incidenteve të “21 Janarit” në protestën e opozitës së asaj kohe ndaj mazhorancës duke punuar si raportues i ABC News. I gjendur para kësaj situate, sipas tij në rrezik për të dhe për familjen e tij kërkoi nga shteti azil politik në Belgjikë ku dhe gjendet aktualisht.
Gjatë kësaj periudhe Mahmutaj ka qënë i pranishëm me median e shkruar, ku mesa shihet ai është rikthyer përsëri punës pranë mediumit viziv.
©InfoMedia Albania