Disa javë pas largimit të moderatores së edicioneve informative Juli Krisafi, e cila u pozicionua si drejtuese e formatit të pasdites në këtë televizion, duket se gjigandi mediatik nuk ka pritur gjatë për të plotësuar vendin vakant.
Top Channel, ditën e sotme është shfaqur imazhi i ri i edicioneve informative, Jetona Koçibelli, e cila do të jetë edhe spikerja e re lajmeve në vazhdim duke plotësuar numrin e plotë të spikerve të formateve informative në gjigandin mediatik
Jetona prej disa vitesh është pjesë e Top Channel, duke mbuluar ngjarjet kulturore për departamentin e informacionit. Prej disa javësh ajo është parë shpesh në ekranin e TCH, në emisionin e të dielave “Exlusive” i cili mesa duket, ka qenë “prova” e Koçibellit për të qenë moderatorja e re e lajmeve në gjigandin mediatik./IMAlbania.com/