Për të dytin vit radhazi Top Channel ka siguruar të drejtën e transmetimit për Shqipërinë të eventit që vlerëson prodhimet më të mira kinematografike, Çmimeve Oskar.
Me një transmetim maratonë duke filluar nga ora 23.00 më 4 Mars shikuesit e Top Channel do të kenë mundësinë të ndjekin deri në orët e para të mëngjesit Çmimet Oskar që do të vijnë nën një koment profesional nga personazhe shqiptarë të fushës.
Ende nuk dihet nëse Ledion Liço do të moderojë programin special si herën e kaluar, gjë që pritet ta zbulojmë në ditët në vazhdim./IMA/