Ashtu siç ju kishim njoftuar edhe më parë në formë rumors se Top Channel ishte në fazat e fundit të kontratës për të siguruar të drejtat e transmetimit të një kampionati futbollistik duket se tashmë këto zëra janë konfirmuar.
TC ka arritur që të fitojë të drejtat e shfaqjes së kampionatit futbollistik Euro 2016, ku ndryshe nga zakonisht gjigandi mediatik do të shtoj edhe eventet futbollistike në programacionin e vet të munguar prej vitesh.
Duke patur parasysh se Euro 2016, është një nga eventet e futbollit më me interes nga publiku, pjesë e të cilit do të jetë edhe Kombëtarja Shqiptare, mendohet se kësaj rradhe në ditët e transmetimit “Top-i” do të zëri një audiencë rekord sidomos nga publiku mashkullor.
Ndeshjet do të luhen në dhjetë stadiume në dhjetë qytete të ndryshme në Francë. Eventi i parë që do të transmetohet në Top Channel do të jetë ai i hedhjes së shortit ditën e Shtunë 12 Dhjetor 2015.
Info Media Albania | Nuk lejohet kopjimi i këtij materiali pa autorizim nga redaksia.