Sokol Balla nuk do të mbajë më postin e drejtorit të Informacionit në televizionin
kombëtar. Sipas Panoramës, Top Channel ka shkarkuar nga detyra Sokol Ballën dhe
në vend të tij është emëruar gazetari Endri Xhafo.
Mësohet se Xhafo do të qendrojë në postin e drejtorit të Informacionit deri në një
moment të dytë kur të mblidhet bordi drejtues i televizionit për të ëmëruar drejtorin e
ri.
Ky i fundit prej 2 muajsh është rikthyer në Top Channel pas largimit nga ABC News.
Motivi i shkarkimit është ende i paqartë, por deri më tani thuhet se Balla do të
vazhdojë të drejtojë emisionin “Top Story”.