Situata e rëndë nga përhapja e virusit Covid-19 edhe në vendin tonë ka detyruar edhe mediat vendase të marrin masa për parandalimin e tij.
Sikurse ka ndodhur edhe me mediat në vendin fqinj Itali dhe jo vetëm, disa prej produksioneve shqiptare do të pezullojnë aktivitetin e tyre momentalisht deri në një urdhër të dytë.
Top Channel ka njoftuar nga dije se skema e programacionit për shkak të Koronavirus do të ndyshojë. Vendimi është komunikuar nga vetë drejtori i televizionit Ben Blushi dërguar drejtuesve të programeve kryesore në këtë kanal.
Blushi ka njoftuar ndërprerjen e një pjese të madhe të formateve që transmetohen në Top Channel, si Dilema, E Diell, Dua, Top Show, Portokalli, Take me Out, Procesi Sportiv ndërsa do të vazhdojnë produksionin Gjurme shqiptare, Exluzive, Top Story dhe Fshatrat.
Por mbyllja e shumë produksioneve do të ketë pasoja edhe për sa i përket sistemit të pagesave në këtë kanal i cili sipas njoftimit të marrë nga drejtori Blushi, kompania do detyrohet te rishikoje politiken e pagave deri ne anullim te nje numri prej tyre.
Kjo ka shkaktuar shqetësim të madh tek gazetarët e kanalit në fjalë, kameramanët dhe punonjësit e tjetë mbështetës.