Ai ishte një ndër spektaklet më të shumëpritur në ekran, kjo për shkak se një nga moderatoret më të pëlqyera të ekranit Arbana Osmani, do të rikthehej në ekranin e televizionit pas afro një viti mungesë. Por ndryshe nga çpritej Top Channel nuk arriti të fitojë atë që kërkonte vërtet me ‘Në 1 Javë’.
Burime të InfoMedia Albania, pranë produksionit të formatit origjinal, citojnë se Top Channel edhe pse ka kaluar pothuajse 7 muaj nga mbarimi i ‘Në 1 Javë’ nuk ka bërë ende konfirmimin çka na bën të dyshojmë se gjigandi mediatik, nuk do të sjelli një sezon të dytë të spektaklit.
‘Në 1 Javë’ është një adoptim i I Can Do That, një format origjinal i izraelianes Armoza Formats, në zhanrin reality-comedy ku përfshihen 8 personazhe të famshem të cilët sfidojnë njëri-tjetrin me një numër artistik që nuk i përket kompetencave të tyre por me bindjen se secili “mund ta bëj atë! Formati “I Can Do That” është blerë gjithashtu nga NBC (USA), RAI1 (Itali), Antena 3 (Spanjë), Rede Record (Brazil), Azteca (Meksikë), , Antena 1 (Rumani), Nova TV (Bullgari), TVNZ (Zelanda e Re), Rossiya1 (Rusi)
Copyright IMAlbania.com | Ndalohet ribotimi pa autorizim!