Pasi deklaroi se do të shikonte programacionet për shkak të pranisë së madhe të stafit në studio, Top Channel duke filluar nga ora 12:00 ka nisur edicionin maratonë të lajmeve.
LEXO EDHE – Top Channel: Do të rishikojmë programet sipas rregullave të qeverisë
Edicioni maratonë i lajmeve në Top ashtu si dhe disa muaj më parë në situtatën e tërmetit të Nëntorit, do të jetë deri në orët e vona të mbrëmjes në transmetim.
Situata natyrisht do të jetë në vëmëndjen e koronavirusit, i cili ka bërë që shqipëria të vendoset në një situatë të ngjashme me një shtet rrethim.
E SUGJERUAR: Rritet numri, 38 të infektuar me COVID-19, 2 në gjendje të rëndë
Gjatë gjithë edicionit do të raportohen të rejat e fundit nga situata jo vetëm nga kryeqyteti por edhe nga raportimet nga gazetarët në rrethe si dhe në Kosovë.
Edicionin mund ta ndiqni live stream në kanalin e Top Channel në YouTube./IMA/