Sipas burimeve të newsbomb.al, aktorëve të trupës së “Portokalli-së” iu është hequr rroga për të parën herë në 15 vite, deri në fillimin e sezonit të ri.
Burimet i thanë newsbomb.al se nga ana e drejtuesve të gjigandit mediatik është thënë se aktorët duhet të bëjnë vetë turne e të nxjerrin lekët, një gjë e propozuar nga organizimi. Burime nga TCH, thanë për Newsbomb.al, se ideja e turneut dhe nxjerrjes së fitimeve nga turneu, do të ishte një ide më e gjetur edhe për vetë aktorët e Portokallisë.
Një tjetër lajm i hidhur vjen nga “Top Show” i Alban Dudushit. Një nga emisionet më të dashura të publikut është duke u mbyllur përgjithmonë ndërsa zërat kanë dalë edhe për “E Diell”.
Formati i fundjavës duket se ka rezultuar i dështuar pasi shikueshmëria ka rënë ndjeshëm, çka ka bërë që drejtuesit dhe autorët e programit të mblidhen për të diskutuar edhe për mbylljen e këtij programi që mbetet për t’u parë nëse do i shpëtojë “stuhisë” që tashmë ka mbërthyer Top Channel.