Data 20 Dhjetor, përveç atmosferës së festave të fundvitit shënon një ditë të shënuar për median shqiptare, përkatësisht televizionin.
Ky fund Dhjetori do 14 vite më parë do të ishte dita e fillimit të transmetimeve të një ndër televizioneve më të mira në Shqipëri dhe Ballkan, Top Channel.
Një nga mediat më të rëndësishme që Shqipëria ka, ku ndër vite, publiku “është dashuruar” me këtë televizion, sidomos me programacionin e tij mjaft të cilat sollën ndryshimin e madh për shqiptarët ndryshe nga ç’ishin mësuar të shikonin në televizionet e post-komunizimit.
Përveç sfidave të shumta, që ky televizion kaloj, kërcënimet e shumta që në këto vite transmetimi kanë ardhur, nuk e dekurajuan Presidentin edhe Themeluesin e “Top-it” Dritan Hoxhën, i cili edhe pse u nda nga jeta shumë shpejt nuk e la ëndrrën e tij në mes, pasi TCH vazhdon të mbetet në të parin televizion me teknologjinë më të mirë dhe programacionin më të mirëbashtu siç ai dëshironte.
Info Media Albania i uron Top Channel edhe sa më shumë vite të tjera transmetimi, duke shpresuar se do të sillni edhe më shumë kënaqësi për publikun. Në këtë mënyrë mund të vazhdoni ëndrrën e Tanit!
Info Media Albania // Justin Kasaj | Nuk lejohet kopjimi i këtij materiali pa autorizim.