28 Nëntori, Dita e Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë sjell një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë. Ndërsa televizionet kosovare festojnë pavarësinë e Shqiptarëve, televizonet kombëtare të Shqipërisë mesa duket e kanë harruar se duhet ta festojnë.
I vetmi televizion kombëtar që ka vendosur të festojë ditën e sotme, ndër kanalet kombëtare, është vetëm Top Channel, i cili i ka kushtuar një logo të dedikuar me flamurin kuq e zi ditës së pavarësisë.
Ndërkohë edhe Televizioni Klan, ka vendosur që ta lëri të vakët këtë ditë përvjetori të kombit, duke mos vendosur asnjë simbol kuq e zi, në ekranin e vet.
Por pavarësisht kanaleve kombëtare private, për të dëshiruar është edhe Televizioni Publik Shqiptar, i cili ka mbetur me logo ekzistuese në 28 Nëntor por pa asnjë element të flamurit tonë. Moderatorët e lajmeve gjithashtu nuk kanë vendosur asnjë simbol të flamurit gjithashtu gjatë edicioneve informative.
E kundërta ndodh krejtësisht me kanalet kryesore të Kosovës. Televizionet kryesore të vendit RTK, RTV 21 dhe KTV i kanë kushtuar hapsirës së tyre festës së shqiptarëve.