E ndërsa brenda pak minutash lajmi për largimin e Jonida Shehut ka bërë xhiron e portaleve, Top Channel ka vendosur të flasë si kurrë më parë nëpërmjet një deklarate në faqen zyrtare në internet.
Ndërsa njofton për zëvëndësuesen e saj të re, që është Juli Krisafi, Top Channel ka qaruar edhe arsyen e vërtetë të largimit nga ana e televizionit:
“Marrëdhëniet kontraktuale me znj.Jonida Shehu janë ndërprerë në mënyrë përfundimtare më 23.10.2017. Sjellja aspak profesionale e Jonida Shehut dhe braktisja e emisionit në mënyrë të papritur janë arsyet e largimit të gazetares nga Top Channel.
Për këtë arsye, zyra ligjore do të ndërmarrë rrugët ligjore në raport me të, duke shtuar pas qëndrimit të saj në media edhe kërkesën për dëmshpërbim për prishje të imazhit.”,-sqaron Top Channel.
Mbetet për t’u parë në vazhdim se si do të vijojë beteja ligjore midis Jonida Shehut dhe Top Channel, po ashtu edhe për drejtimin e saj të ri./IMAlbania.com/