Televizioni kombëtar Top Channel kërkon aktorë të rinj për rubrikën e “Pa Limit” në E Diell. Mesa duket pasi u vendos se dy nga aktorët e kësaj rubrike Devi dhe Dori të jenë prezantuesit e emisionit investigativ “Fiks Fare”, drejtuesit e emisionit kanë menduar të kërkojnë aktorë të rinj për t’u bërë pjesë e kësaj rubrike, pasi me shumë mundësi Devi dhe Dori nuk do të jenë më pjesë e “Pa Limit” pasi “Fiks Fare” do t’u kërkojë më shumë përkushtim dhe kohë dy aktorëve.
Ndaj, nëse mendoni se jeni i aftë për këtë rubrikë televizive, audicionet zhvillohen në datat 9 dhe 10 Shtator pranë zyrave të Top Channel tek Piramida.