Paksa i tepërt është fjalori i përdorur mbrëmjen e sotme në televizionin kombëtar Top Channel, gjatë edicionit informativ.
Në një kronikë rreth digës së liqenit në Tiranë, TCH në titullin e titrave ka përdorur një fjalor tepër të rëndomtë dhe aspak të denjë për një media, sidomos gjatë edicionit informativ duke shkruajtur “Diga, zb*thet gjykata”.
Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë i përdorjes së një fjalori të tillë në titrim, disa muaj më parë ky televizion përdori përsëri një fjalor tepër të ulët rreth deklaratës së një politikani (lexo këtu)
Copyright IMAlbania.com / Ndalohet ribotimi i tekstit pa autorizim nga redaksia!
(Foto e lajmit marrë nga Syri)