Gjykata e Tiranës ndëshkon një nga kompanitë e matjes së audiencës televizive në Shqipëri.
Me vendimin e dhënë këtë të martë gjykata e shkallës së parë i dha të drejtë Top Channel në një beteje gati 2-vjecare me kompaninë “Telemetrix”, proces në të cilin u bashkua edhe Vizion Plus. Gjykata i kërkoi “Telemetrix” që të ndërpresë të gjitha matjet e audiencës për Top Channel dhe Vizion Plus, të dëmshpërblejë Top Channel si edhe njëherësh “Telemetrix” të paguajë të gjitha shpenzimet gjyqësore.
Gjatë gjithë procesit te gjykimit “Telemetrix” nuk demonstroi dhe nuk tregoi në asnjë moment se si realizonte matjen e audiencës televizive ne vend.
Edhe pse Gjykata kishte vendosur me herët ndalimin e matjes se audiencës, kompanitë e palicensuara dhe paakredituara ne Shqipëri, vijonin të shkelin vendimet e gjyqësorit.
Fiks Fare e denoncoi skandalin kohe me pare për të cilin autoritetet shtetërore si AKEP dhe Autoriteti i Konkurrencës u treguan te paafte ta zbatonin për një kohë te gjatë këto vendimi qe ndalonin kompanitë te masnin audiencën.
“Telemetrix”, kompania që mat audiencën me aparatura të pa kontrolluara dhe akredituara nga organet shtetërore, vazhdonte të maste audiencën e Top Channel, megjithëse Gjykata e Shkallës së Parë dhe Apelit e kishte urdhëruar pezullimin e aktivitetit, duke dëmtuar Televizionin Top Channel edhe pse kishte një vendim gjykate qe e ndalonte.