Edhe pse fillimisht u njoftua se “E diell”, formati i fundjavës në ekranin e Top Channel nuk do të transmetohej, ashtu si ju kemi informuar edhe më parë rikthimi i Adi Krastës në ekranin e TCH ka rikthyer edhe këtë sezon këtë emision.
Këtë vit mesaduket formati do të ketë një pamje krejtësisht të re përveç rikthimit të moderatorit. Nga “E Diell” titulli tashmë do të përpunohet në “Përgjithmonë e Diell”, me një logo të re.
Ndërkohë që ende nuk dihet se kush do të jenë partneret e Krastës në moderim, show pritet të fillojë në muajin Janar të 2017-ës.
Copyright www.IMAlbania.com