Top Channel i është bashkuar për të dytin vit radhazi, nismës humanitare dhe aktiviteteve të organizuara nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në qendrat sociale në të gjithë vendin.
Në 28 qendra të vendit janë organizuar aktivitete, me pjesëmarrjen e shumë bizneseve dhe politikanëve.
Top Channel, që gjatë të gjithë vitit iu është bashkuar nismave humanitare, edhe kësaj here ka qenë në qendrën polivalente të të moshuareve në Poliçan.
Në këtë qendër janë shpërndarë ushqime, veshmbathje, ngrohëse, orendi shtëpiake, etj., ku ishin të pranishëm edhe aktorët e shfaqjes “Portokalli”.
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka theksuar detyrimin e shtetit dhe shoqërisë për t’ua bërë më të lehtë pleqërinë, duke deklaruar se qeveria do të rrisë pensionet.
Në këtë qendër marrin përkujdesjen sociale dhe mjekësore 38 të moshuar.