Eshte zyrtare tashme qe me perfundimin e edicionit te 12-te, Top Fest festivali i muzikes moderne do t’i jepte lamtumiren publikut per te fundit here. Eventi i pervitshem qe u ngrit me nismen e te ndjerit Dritan Hoxha, ish pronarit te Top Medias, per dymbedhjet vite vleresoi dhe sherbeu si nje nga formatet me te mire te promovimit te muzikes se re shqiptare nga ku dolen emra qe sot jane te afirmuar ne tregun muzikor shqiptar. Por ky nuk do te jete i fundit eveniment muzikor qe Top Channel do te sjelle çdo vit ne Shqiperi. Trashegimtari i ketij eventi, per te cilin ka nisur puna qe tani, do te jete nje tjeter ngjarje muzikore qe do te vleresoj artistet me te mire gjate vitit. Top Albanian Music Awards eshte emeri me te cilin produksioni ka vendosur ta pagezoje ceremonine e ndarjes se çmimeve te muzikes shqiptare. Lajmin e ka zbuluar vete Ledion Liço me ane te nje fotoje te postuar ne faqen e tij ne facebook ku shihet qarte drafti i projektit per te cilin duket se do te jete vete autori i formatit.
Ne fakt, Lori Hoxha, producentja e Top Festit te fundit e kishte paralajmeruar nje ndryshim te tille para nates finale ne nje interviste duke pranuar se Top Fest e kishte arritur qellimin e tij dhe se kishte ardhur koha per ndryshime per t’ju pershtatur kohes dhe eventeve nderkombetare muzikore.
Zyrtare | Lori Hoxha: Top Fest 12, edicioni i fundit i Festivalit të Muzikës Moderne Shqiptare!