Mbrëmja e së enjtes ka rezervuar një event mjaft të rëndësishëm për Ora News por edhe vetë gazetaren dhe moderatoren e mirënjohur Ilva Tare, pikërisht 5 vjetorin e puntatës së parë të emisionit “Tonight Ilva Tare”. Me rastin e kësaj dite të shënuar për kanalin informativ, është shtruar edhe një ceremoni e rastit në të cilën kanë qënë të ftuar edhe personalitete publike.
I pranishëm ka qënë edhe Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, si dhe gazetarë të shumtë të ftuar, dhe drejtues televizionesh si biznesmeni Irfan Hysenbelliu, aksioner kryesor i News24 dhe Balkanweb.
Nuk ka munguar edhe falenderimi i vetë, gazetares me një video të shkutër drejtuar ndjekësve nga ekrani.