Filmi shqiptar “Tomka dhe shokët e tij” i regjisores Xhanfise Keko do të shfaqet në Jerusalem Jewish Film Festival në datë 18 dhjetor 2017.
Filmi “Tomka dhe shokët e tij” është prodhim i kinostudios Shqipëria e Re i vitit 1977.
Në Festivalin e filmit Jerusalem Jewish Film Festival do të shfaqet Versioni i restauruar nga Projekti i Kinemase Shqiptare / The Albanian Cinema Project – ACP & The Library of Congress – Bibloteka e Kongresit Amerikan, me subtitra në anglisht.
Tomka dhe shokët e tij ngelet ende një nga filmat më të bukur shqiptarë për fëmijë. Ky film edhe pse u krijua në kohën e kinemasë së realizmit socialist pati nuancat e filmave neorealistë europianë. Kështu shprehen studiuesit e kinematografisë për këtë film të regjisores së talentuar për fëmijë, Xhanfise Keko.
Për më shumë informacion rreth Festivalit të filmit në Jeruzalem vizitoni: https://www.jer-cin.org.il/en/movie/14796