Sëbashku me gruan e tij Rita Wilson, Tom Hanks ka mundur të largohet nga Australia ku ndodhej në izolim pas testit pozitiv të Koronavirus. Të dy aktorët janë tashmë në shtëpinë e tyre në Los Angeles ku do të vazhdojnë të ndjekin kurat.
Në datë 12 mars Tom Hanks dhe Rita Wilson, rezultuan pozitiv me Coronavirus, pasi shfaqën simptomat dyshuese. Aktori ndodhej në Australi për xhirimet e filmit biografik të Elvis Presley më regji të Buz Luhrmann. Hanks dhe e shoqja u vunë në karantinë dhe në monitorim të vazhdueshëm nga mjekët australian. E njëya procedurë karantine u vendos edhe për regjizorin dhe pjesën e stafit të filmit. Sot, pas dy javësh, aktori dhe gruaja e tij janë rikthyer në shtëpinë e tyre dhe janë mirë duke njoftuar ndjeksit e tij me një mesazh në twitter ku ka falenderuar mjekët që u kujdesen për ta: