Një tjetër përballje e ashpër ka ndodhur mes Luizit dhe Efit.
Teksa ajo po qëndronte në oborr me vajzat, Luizi është afruar dhe më pas është ulur në verandë pranë tyre.
Efi nisi t’i kërkoj llogari se përse nuk i’a thotë gjërat në sy por flet prapa krahëve të saj për të.
Luizi u shpreh se tani ajo ka punë vetëm me nënën e tij e jo më me të, kjo pasi spektaklin që shkoi banorët panë një video të saj në dhomë të rrëfimit ku ajo përdori një shprehje jo etike ndaj tij.
Efi ju drejtua duke i thënë se po duket shumë lojtar ‘i vogël’ duke përdorur këtë gjë kundër saj, pasi çdo njeri në jetën e përditshme e thotë atë shprehje.
Ajo theksoi se është vetëm një shprehje e se nuk ka të bëjë aspak me nënën e tij dhe se ai e kupton shumë mirë këtë gjë.