Departamenti i Policisë Kibernetike dhe departamenti kryesor i hetimit të Policisë Kombëtare të Ukrainës kanë zbuluar një kompani që shpërndau në mënyrë të paligjshme kanale televizive në Kiev dhe Vinnytsia.
Në një deklaratë, departamenti i Policisë Kibernetike thotë se kompania e themeluar në vitin 2017 kishte licensë për shpërndarjen e Internetit dhe Televizionit. Sidoqoftë, një ndër abonimet përfshinte pesë kanale televizive që ofruesi nuk kishte leje për t’i ritransmetuar.
Kjo shkelte të drejtën e autorit të kanaleve të transmetimit dhe humbjet e kompanisë arritën mbi 1 milion UAH (29,800 €).
Procedimet penale kanë filluar të cilët mund të përballen me gjashtë vjet burgim./IMA/