Një tjetër aksident është regjistruar sot në minierën e Bulqizës. Ngjarja ka ndodhur në një galeritë e minierës, teksa i plagosur rëndë ka mbetur minatori Agron Gjeta.
Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa Gjeta ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Bulqizës dhe është transportuar për ndihmë të specializuar drejt Tiranës.
Pak ditë më parë, në një nga galeritë në zonën D humbi jetën 49-vjeçari Fiqiri Karaj, vagonist.