“Corona”, filmi i parë artistik mbi pandeminë që ka tmerruar botën është gati dhe duket mjaft i frikshëm.
Regjisori kanadez Mostafa Keshvari ka shkruar dhe xhiruar tashmë një film të plotë mbi pandeminë. Ngjarja zhvillohet në një ashensor, ku një vajzë kineze (Traei Tsai) e cila mund të jetë e infektuar nga virusi mbetet e bllokuar bashkë me shtatë persona të tjerë, mes të cilëve një grua shtatzënë e një nazist i mbërthyer në karrige me rrota dhe swastikën e bërë tatuazh në kohë. Paniku nis e përhapet shumë shpejt.
“Frika është virus”, është nëntitulli i filmit që trajton temën e paragjykimit. “Ky film flet për frikën, është një studim mbi shoqërinë, njerëzit dhe zgjedhjet e tyre”, tha Keshvari për New York Times.
33 vjecari ishte vetë në një ashensor duke lexuar titujt e parë të gazetave mbi sëmundjen, kur i lindi ideja që më vonë do të kthehej në një film 63 minutësh.
“Ishte fillimi dhe kishte vetëm disa incidente të vogla”, shprehet ai duke shtuar, se “ateherë askush nuk e mendonte se sëmundja do të prekte dhe të bardhët. Por virusi nuk diskriminon”, theksoi Keshvari. Filmi është xhiruar brenda disa ditësh në muajin shkurt me kast prej 25 aktorësh.