Edhe pak orë na ndajnë nga finalja e edicionit të pestë The Voice of Albania. Sonte do të mësojmë se cili do të jetë vokali i Shqipërisë për këtë vit midis Tirit dhe Lorencit. E ndërsa nata e sotme pritet të jetë një spektakël i vërtetë i muzikës dhe talentit, lexuesit e InfoMedia Albania e kanë tashmë fituesin.
Në në një votim i cili zgjati 6 ditë, duke nisur nga mesdita e të Shtunës, i hapur në IMAlbania.com, lexuesit e IMA patën mundësinë për të votuar për konkurrentin e tyre të preferuar nga dy finalistët, Tirin dhe Lorencin në talent show-n më të njohur në Shqipëri, për zbulimin e talenteve të botës së muzikës në Top Channel, “The Voice of Albania 5”
Në fakt gara, ishte vërtet e fortë dhe diferenca e konkurrentve ishte vërtet e vogël duke nxjerrë kështu fitues Tirin i cili rezulton me 54.7% të votave dhe Lorencin me 48.3% të votave.
Lexuesit tanë votuan Tirin si fitues dhe shpesh nuk janë gabuar në zgjedhjen e tyre. Sondazhet tona të shpeshta rreth konkurentëve të ndryshëm në spektakle të ndryshme kanë qënë të gjitha të sakta duke e bërë edhe më të besueshëm proçesin e votimit. Vallë do të triumfojë Tiri këtë të premte ne natën finale të “The Voice”? Le ta ndjekim sonte ora 21:00 në Top Channel.