Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 25 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, duke e çuar në total, 1029 numrin e të infektuarve në vend.
24 prej të infektuarve janë në Tiranë, duke e kthyer sërish kryeqytetin në një zonë të nxehtë. Nga këta 15 janë në një call center në kryeqytet.
Sipas Ministisë së Shëndetësisë, rastet e reja në call-center ishin kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë. Ndërkohë po vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë. Në vendin tonë aktualisht janë 193 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.