Tirana sot është zgjuar ndryshe nga diët e tjera për shkak të gjendjes së emergjencës që ka përfshirë vendin në javët e kaluar.
Këtë diel, deri në orën 11:00 fëmijët deri në 10 vjeç me nënat e tyre kanë pasur lejen për të lëvizur, sipas urdhërit të komunikuar ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama.
Dhe për të sjellë atmosferën në kryeqytet Edi Rama postoi një video në profilin e tij në Facebook, ku shfaqen fëmijët të shoqëruar nga nënat e tyre në rrugët bosh të Tiranës me lodra në duar.
Pas 40 ditësh në vetizolim, koha sot ka qenë ideale për mijëra vogëlushë të shoqëruar nga nënat që kanë dalë për të luajtur.
Liqeni Artificial, sheshi “Skënderbej”, e po ashtu edhe hapësira të tjera publike në kryeqytet ishin plot.