Gjithmonë ka një fillim në një rrugë, sado e gjatë dhe e vështirë te jete ajo. Të premten, në Tirane ka nisur nje rrugetim i ri, nje mision i ri, ai i zhvillimit te nje industrie te madhe, te bukur dhe te pashtershme kurre per Shqiperine, Industria Kreative.
Në vitin si Kryeqyteti Europian i Rinisë, Tirana themelon nje strukture te re kushtuar artit, kulturës dhe teknologjisë. Agjencia e Industrisë Kreative është institucioni më i ri në varësi të Bashkisë së këtij qyteti, i cili ka si qëllim kryesor zhvillimin e industrisë, sipërmarrjes dhe ekonomisë krijuese .
Tregu global ka dyfishuar kërkesën e tij për prodhime kreative përgjatë viteve të fundit, falë zhvillimit të jashtëzakonshëm të teknologjisë dhe rrjeteve sociale, përdoruesit e përfituesit më të mëdhenj të këtij boom-i mbeten të rinjtë.
Programi i Agjencisë së Industrisë Kreative do të ndikojë në fushën e artit, të filmit, ariktekturës, dizajnit, modës, turizmit, prodhimeve audio vizuale, të rekreacionit dhe të teknologjisë.
Kjo do të realizohet përmes një ekipi tërësisht të krijuar nga vajza dhe djem të rinj, ekspert te njohur, te ardhur nga fusha te ndryshme, të cilët do të angazhohen për të krijuar strategji, aktivitete, shërbime, trajnime dhe hapësira të dedikuara, për individë dhe sipërmarrje aktive në Tiranë.
Një nismë kaq ambicioze sigurisht që vjen me një plan të qartë dhe të mirë-menduar.
Agjencia e Industrisë Kreative synon që përgjatë vitit të saj të parë të arrijë:
1. Ri-vitalizimin e kinemave të qytetit, si ajo Agimi dhe Maks Velo. Kthimi i ketyre sallave si hapsira rekreative per komunitetin. Ne funksion te banoreve te qytetit por edhe te kineasteve shqiptar per promovimin dhe distribuimin e prodhimeve te tyre.
2. Zhvillimin e aktiviteteve pranë Microfolie, hapsëirës per femije dhe te rinj tashmë aktive e cila nxit krijimitarinë përmes artit dhe teknologjisë
3.Youtube space ofrimi i infrastrukturës mediatike , për prodhime audio vizuale per te gjithe ata influencer, bloger por dhe njerez te thjeshte ata qe punojne me kanalet e tyre te youtube dhe mediave te tjera online.
4.Ngritja e zyrës së filmit në Tiranë. Nje strukture e cila synon terheqjen e produksioneve filmike te huaja per te xhiruar prodhimet e tyre ne Tirane duke punesuar profesionist vendas dhe duke promovuar qytetin e Tiranes ne ekranet botrore.
5.Ngritja e laboratorëve krijues, ku shume nga krijuesit e Tiranes do kene kendin e tyre te punes, ku mund te ideojne , punojne , eksperimentojne, prodhojne krijimet dhe shpikjet e tyre kreative. Creative Lab.
6. Piku, Per here te pare ne Shqiperi do te ngrihet Panairi i Industrise Kreative Urbane ku do te promovohen, shiten prodhimet dhe sherbimet e kesaj industrie.
7.Edukimi përmes artit dhe teknologjise do jete fokusi kryesor, per te gjitha moshat. Hapsirat tona do ti dedikohen mbi 1000 ore ne vit punetorive, trajnimeve , kurseve mbi artin, letersine, web developing, robotike, criptocurrency dhe realitetit te ri Metaverse.
8.Krijimi i një platforme online për puntorët dhe sipërmarrësit e industrisë kreative ku aktoret e kesaj industrie mund te shesin dhe te promovoje sherbimet dhe produktet e tyre, jo vetem ne tregun vendas por edhe ate boteror.
Kryefjala e vitit 2022 është tek rinia dhe potenciali i saj për t’u fuqizuar përmes eksperiencës më të mirë të mundshme. Agjencia e Industrisë Kreative premton të jetë epiqendra e këtyre zhvillimeve, punëtorive, aktiviteve me karakter edukues, argëtues e informues.
JEmi shume te lumtur qe do ju kemi JU bashkpuntore ne kete mision per te Krijuar nje te ardhme me te mire per veten dhe qytetin tone.
JEmi te gjithe bashke ne kete krijim te ri.
Imagionation is real.