Tashmë fryma perëndimore po vjen edhe në Shqipëri. Tirana vjen për herë të parë me një klub filmi për të gjithë fansat e zjarrtë të ekranit të madh. Duke filluar nga 29 Qershori, KinoKlub Tirana do të sjelli edicionin veror të shfaqjeve të hapura falas për të gjithë publikun çdo të enjte në mbrëmje.
Me qëllim edukimin e brezave me anë të metodave informale, KinoKlub do të sjelli 2 programe filmash, atë ‘Retrospektivë’ me filma nga arkiva e filmave të kinemasë si Shqipëtare dhe botërore dhe të ‘Film Festival’ me filma te cilët janë vlersuar në festivalet më të mira.
Të gjithë grupmoshat do të kenë mundësinë të shijojnë, diskutojnë si edhe të krijojnë dritaren e kinemasë së autorit duke nxitur një frymë të re dhe tepër të munguar jo vetëm për kryeqytetin por për të gjithë Shqipërinë.
KinoKlub do të hapi këtë edicion me filmin e parë të titulluar “Tirana Viti Zero” me regji dhe skenar të Fatmir Koçit. Filmi tregon mbi realitetin e qytetit më të madh në Shqipëri gjatë luftës së vitit 1997.
InfoMedia Albania gjithashtu do të jetë pjesë e kinemasë verore të KinoKlub gjatë gjithë verës si media-partner.
Eja, të presim çdo të Enjte ora 21.00 në Parkun Rinia në Tiranë për të shijuar së bashku një film dhe të për të përcjellë mendime kritike për të!