Kryeqyteti do të mbyllet! Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Tirana do të kufizojë masat shtrënguese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Mësohet se Komiteti i Ekspertëve i ka propozuar qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama mbylljen e vendit nga e premtja deri të hënën, për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve gjatë fundjavës.
Megjithatë deri më tani nuk ka ende një njoftim zyrtar as nga ekspertët dhe as nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Nuk dihet nëse e njëjta masë do të merret edhe për qytete të tjera me numra të larta rastesh të infektuara nga pandemia e koronavirusit.
Deri më tani në vendin tonë janë shënuar 39014 persona të infektuara nga pandemia, ndërkohë që 822 prej tyre kanë ndërruar jetë. Rekord infektimesh dhe të vdekurish mban Tirana me disa vatra të nxehta.
Për të frenuar infektimet, pak ditë më parë qeveria njoftoi, pasi Dosja.al paralajmëroi lajmin, se do të vendosej ora policore. Nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit nuk lejohet lëvizja e qytetarëve.