Tirana International Film Festival (TIFF) ka ka publikuar Përzgjedhjen Zyrtare të filmave për edicionin e tij të 22-të, i cili do të zhvillohet nga 22 deri më 28 shtator 2024. Pas një pune intensive që ka nisur që nga tetori 2023, duke përzgjedhur mes 3700 aplikimeve nga 110 vende të botës, është përgatitur lista zyrtare me 211 filma, nga të cilët 25 janë të metrazhit të gjatë dhe 186 filma të shkurtër.
Të gjithë filmat e përzgjedhur janë prodhime të viteve 2023-24 dhe do të shfaqen për herë të parë në Shqipëri, duke përfshirë shumë premiera botërore, ndërkombëtare, europiane dhe rajonale.
Filmimet do të shfaqen në disa prej ambienteve më të njohura të kryeqytetit, përfshirë Kinema Millennium, Qendrën e Artit AGIMI dhe Liceun Artistik.
Për më shumë detaje dhe listën e plotë të filmave të përzgjedhur, ju lutemi të vizitoni faqen zyrtare të festivalit: https://tiranafilmfest.org/official-selection-2024/