Tirana Film Festival çel siparin e edicionit të tij të 17, duke filluar prej 23 shtatorit, deri më 29 shtator. Një javë e mbushur plot me filma dhe një garë të fuqishme, sidomos në kategorinë e filmave short dhe animation.
Filmi i përzgjedhur për ceremoninë e hapjes për këtë vit do të jetë “Pain and Glory” nga Pedro Almodovar. Ndërsa ndër shfaqjet e tjera speciale do të jenë edhe filmat Nimic të Yorgos Lanthimos dhe Electric Sëan i Konstantina Kotzaman.
Festivali Oscar Qualifying, ka tashmë një eksperiencë të gjatë dhe renditet ndër 94 festivalet më të rëndësishëm në planet.
Për shkak të filmave te perzgjedhur, programit të pasur, zbulimeve interesante dhe premierave më të rëndësishme të tregut sot në botë, ky festival ka fituar të drejtën nga Akademia e Arteve dhe Shkencave në SHBA, që fituesi i filmit të shkurtër dhe atij të animuar të renditen në listën nga e cila do të dalë fituesi i OSCAR për këto kategori.
Përveç programit të konkurrimit, TIFF rezervon një hapësirë të madhe për programet dhe shfaqjet speciale. Tema e këtij viti do të jetë Tranzicioni, një temë kjo kushtuar 30 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit. Ndërsa motoja është “No Change, Exchange”.
Me rastin e këtij edicioni të 17-të të TIFF-it, shtatë juritë ndërkombëtare të përbërë nga skenaristë kryesorë të filmit, regjisorë, producentë kritikë, dhe mes tyre edhe dy antarë të Akademisë, do të vlerësojnë filmat duke ndarë edhe çmimet përkatëse në natën përmbyllëse. Natë përgjatë të cilës Festivali ul siparin me filmin, “Open Door”, të regjisorit Florenc Papas, që pati premierën botërore në Festivalin e Sarajevës. Media partner i eventit më të rëndësishëm të filmit në Shqipëri është Top Channel.
Top Channel