Tinka Kurti, Gëzim Rudi dhe Rozi Kostani janë juria që do të vlerësojë dhe do të përzgjedhin fituesit e çmimeve të “Festivalit Teatror Kombëtar” të shkollave të mesme dhe “Festivalit Teatror” të shkollave të mesme të Tiranës të quajtur “Gjergji Trola”.
Do të jenë 11 çmime:
- Shfaqja më e mirë në rang kombëtar
- Shfaqja më e mirë e Tiranës
- Aktori dhe aktorja më e mirë në rol kryesor në rang kombëtar dhe të Tiranës
- Aktori, aktorja më e mirë në rol dytësor në rang kombëtar dhe e Tiranës
- Çmimi special “Gjergji Trola”
Prej tre ditësh ata po ndjekin shfaqjet e gjimnazistëve pranë “Universitetit të Arteve” në sallën “Black Box”. Shafqje që interpretohen prej gjimnazistëve me vënie në skënë nga regjisore të rinj, studentë apo të diplomuar në “Universitetin e Arteve”. Sot është radha të dalin në skenë gjimnazi “Qemal Stafa” Tiranë me shafaqjen “Venezia” dhe gjimnazi “Aleks Buda” Tiranë, me një fragment shkëputur nga “Nata e dymbëdhjëte”.
Festivali organizohet nga SHARS (Shoqata e Artistëve të rinjë të skenës) dhe ACA (Asistencë për Komunitetet në Shqipëri). Aktiviteti do të jetë i shtrire në 10 ditë ku do të konkurojnë 14 gjimnaze të Tiranës dhe 4 gjimnaze nga qytete të tjera të Shqipërisë.
Ky aktivitet është mbështetur nga Bashkia e Tiranës, UNFPA, Ministria e Arsimit dhe Universiteti i Arteve.