Përdoruesit e Tik Tok tani po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë duke parë video në platformë, aq shumë sa kanë lënë pas dore edhe YouTube.
Sipas një raporti nga firma analitike e aplikacioneve App Annie, aplikacioni i ByteDance kaloi për herë të parë YouTube në gusht të vitit të kaluar dhe deri në qershor 2021 përdoruesit e tij panë mbi 24 orë përmbajtje në muaj, krahasuar me 22 orë e 40 minuta në platformën video të YouTube.
Në Mbretërinë e Bashkuar diferenca është edhe më e madhe: Tik Tok tejkaloi YouTube në maj të vitit të kaluar dhe përdoruesit shohin 26 orë përmbajtje në muaj, krahasuar me 16 orë ose më pak që shohin në YouTube.
Me gjithë kërcënimet e vazhdueshme që i janë bërë TikTok, për censurimin apo edhe mbylljen e aplikacionit, duket se platforma mbetet e preferuara e njerëzve për përmbajtjet me video. Disa arsye, mund të jenë:
– Video të shkurtra, të shpejta.
– Praktike.
– Përmbajtje origjinale.
– Nuk ka thuajse asnjë reklamim, ndryshe nga YouTube, i cili së fundmi ka shtuar edhe më shumë reklamimet.
– Edhe kur TikTok vendos reklama në përmbajtje, përdoruesit thuajse nuk e kuptojnë se po ju serviret një reklamë.
– Ofron opsionin live/ tansmetim i drejtpërdrejtë.
Së fundmi, edhe YouTube ka shtuar një opsion të ngashëm me atë të TikTok, për navigimin e videove, e megjithatë, TikTok vazhdon të renditet e para. “Gara” është e hapur…
Burimi: Verge