TikTok ka vendosur të rrisë moshën minimale për transmetimet live nga 16 në 18 vjeç duke filluar nga muaji i ardhshëm.
Një hetim i BBC gjeti qindra llogari që transmetonin live nga kampe refugjatësh Sirianë me fëmijë të cilët luteshin për donacione.
Disa merrnin deri në 1 mijë dollarë në orë por kur tërhiqnin paratë, TikTok merrte 70% të tyre.
Në të ardhmen vetëm të rriturit mund të dërgojnë dhurata virtuale dhe të aksesojnë mjetet e monetizimit tha TikTok.
“Në javët në vijim vetëm të rritur mund të transmetojnë live,” tha kompania. Nuk është e qartë sesi platforma do të implementojë masat e reja.
Meta, kompani e cila ka në pronësi Facebook dhe Instagram, dhe Google me YouTube kanë vendosur kufi një moshë minimale prej 13 vjeç për të transmetuar live dhe aplikojnë masa për përmbajtjet që fëmijët mund të ngarkojnë.
Përgjatë 5 muajve BBC hetoi 300 llogari në TikTok që transmetonin live nga Siria Veri-Perëndimore. TikTok është një prej rrjeteve sociale me rritjen më të shpejtë dhe aplikacioni i saj është shkarkuar mbi 3.9 miliardë herë.
Që nga lançimi në 2017-ën ka gjeneruar 6.2 miliardë dollarë të ardhura nga shpenzimet brenda aplikacionit sipas Sensor Tower.