TikTok njofton se ka fshirë më shumë se 49 milion video të cilat thyen rregullat e saj, midis korrikut dhe dhjetorit 2019.
Rreth një e katërta e këtyre videove u fshinë për përmbajtje të lakuriqësisë ose aktivitet seksual të të rriturve, tha biznesi, në raportin e fundit të transparencës.
Aplikacioni për ndarjen e videos zbuloi gjithashtu se kishte marrë rreth 500 kërkesa për të dhëna nga qeveritë dhe policia dhe ishte pajtuar me rreth 480 prej tyre.
SHBA-ja ka sugjeruar që po “shikon” nëse do të ndalojë aplikacionin me pronësi kineze.
Të hënën, Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo sugjeroi që shkarkimi i TikTok do të vinte “informacionin privat të qytetarëve në duart e Partisë Komuniste Kineze”.
Ai shtoi se qeveria amerikane po shqyrtonte nëse do të ndalonte aplikacionet në pronësi kineze: “Ne po e marrim këtë shumë seriozisht. Ne me siguri jemi duke e shikuar atë,” tha ai, në një intervistë të Fox News.
Qeveria në Indi ka ndaluar tashmë aplikacionin, duke përmendur shqetësimet e sigurisë në internet.
TikTok është në pronësi të firmës kineze ByteDance. Aplikacioni nuk është i disponueshëm në Kinë, por ByteDance operon një aplikacion të ngjashëm, të quajtur Douyin, i cili është i disponueshëm.
TikTok tha se nuk kishte pranuar asnjë kërkesë të të dhënave nga qeveria ose policia në Kinë, ose ndonjë kërkesë nga qeveria kineze për të fshirë përmbajtjen.