Donald Trump i ka dhënë “bekimin” e tij marrëveshjes së ByteDance me Oracle që TikTok të vazhdojë të operojë në ShBA.
Vendimi i presidentit Trump vjen pasi kishte kërcënuar disa javw mw parw se do të ndalonte përdorimin e aplikacionit të kinez pasi rrezikonte sigurinë kombëtare.
“Unë i kam dhënë marrëveshjes bekimin tim, nëse ata e bëjnë atë, atëhere është shumë mirë, nëse nuk e bëjnë, edhe atëhere mire”. “Unë e miratova marrëveshjen në parim”, tha Trump.
Financial Time shkruan se mbështetja e presidentit amerikan vjen pas negociatave intensive midis ByteDance dhe administratës Trump lidhur me shqetësimet që aplikacioni paraqiste një kërcënim për sigurinë kombëtare. Departamenti i tregtisë i Shteteve të Bashkuara shtoi se do të vonojë urdhërin për të hequr TikTok nga dyqanet e aplikacioneve amerikane të Apple dhe Google deri në 27 Shtator, duke u dhënë kompanive më shumë kohë për të përfunduar detajet e marrëveshjes.
Oracle dhe Walmart thanë në një deklaratë të përbashkët se kompania e re do të ishte “shumica në pronësi të investitorëve amerikanë”. Sidoqoftë, ndërsa 20 përqind e aksioneve të tyre, së bashku me investimet amerikane në ByteDance, mund t’i lënë investitorët amerikanë të përfitojnë indirekt nga pjesa më e madhe e interesit ekonomik në kompaninë e re, pronësia dhe kontrolli i shumicës së drejtpërdrejtë u vendos të mbetet me grupin kinez.
Trump më parë kishte kërkuar që ByteDance të shesë të gjithë operacionet e saj të TikTok në SHBA. Në atë kohë, zyrtarët e sigurimit kombëtar amerikan argumentuan se kjo ishte mënyra e vetme për të garantuar që Kina nuk do të përpiqej të përdorte dyer të pasme të aplikacionit për të spiunuar qytetarët amerikanë.
Sipas marrëveshjes së rënë dakord, ByteDance do të mbajë kontrollin e algoritmit që vendos se cilat video i shfaqen secilit përdorues. Sidoqoftë, Trump tha se Kina nuk do të ketë asnjë ndikim.
“Nuk do të ketë asnjë lidhje me Kinën, do të jetë plotësisht e sigurt, kjo do të jetë pjesë e marrëveshjes”. “Siguria do të jetë 100 përqind”, tha Trump.
Çdo marrëveshje do të duhet gjithashtu të miratohet nga Kina. Pekini njoftoi fuqitë gjithëpërfshirëse për të frenuar tregtinë, investimet dhe operacionet e kompanive të huaja që konsiderohen “të pasigurta” në një lëvizje të parë si hakmarrje ndaj veprimeve ndëshkuese të SHBA ndaj bizneseve kineze.
Marrëveshja është vendosur të jetë fitimprurëse për Oracle, e cila pritet të paguhet qindra miliona dollarë në vit për të menaxhuar të dhënat e aplikacionit. Bordi i TikTok do të përbëhet ekskluzivisht nga shtetas amerikanë ku do të jetë administrata amerikane që do të miratojë si anëtarët e bordit ashtu edhe shefin e sigurimit.