TikTok ka rënë dakord të paguajë 92 milion dollarë për t’i dhënë fund një procesi gjyqësor që e akuzon atë për keqpërdorimin e inteligjencës artificiale për të gjurmuar dhe ruajtur të dhënat e përdoruesve.
Sipas këtyre akuzave, TikTok ka shkelur ligjet duke përdorur softuer për të njohur tiparet e fytyrës në videot e përdoruesit dhe algoritmet për të identifikuar moshën, gjininë dhe etninë. Sipas akuzave, të dhënat e përdoruesve ishin dërguar në Kinë.
TikTok mohoi çdo akuzë por deklaron se dëshiron të shmangë çështjet gjyqësore.
Ky rast pretendonte se të dhënat e njohjes së fytyrës të mbledhura nga TikTok ishin përdorur për të ndjekur dhe profilizuar përdoruesit me qëllim të shënjestrimit të reklamave.
TikTok tha në një deklaratë: Ne nuk pajtohemi me këto akuza, në vend që të merremi me procese gjyqësore të gjata, ne dëshirojmë t’i përqendrojmë përpjekjet tona në ndërtimin e një përvoje të sigurt dhe të gëzueshme për komunitetin TikTok.
Ray Walsh, një ekspert i privatësisë dixhitale në ofruesin e rrjetit privat virtual ProPrivacy tha; “Përderisa TikTok ka vendosur të paguajë një shumë kaq të madhe për çështjen e privatësisë është i sigurt që nuk do të fitonte gjyqin