TIFF vjen me edicionin e 18-të, hapet me premierën e filmit “Liqeni im” nga Gjergj Xhuvani
Një vit pas ndarjes së papritur nga jeta, TIFF sjell për publikun filmin e fundit të Gjergj Xhuvanit, si një homazh për mikun, kolegun dhe regjisorin më të suksesshëm shqiptar të 30 viteve të fundit.
““Liqeni Im” është testamenti më i vyer artistik që Gjergji na ka lënë e neve nuk na mbetet gjë tjetër veç se ta përhapim, ta promovojmë e ta kujtojmë. Vetëm kështu mund të shpresojmë për një fat me te mire te brezit te ri, përfaqësues i të cilit është edhe Kristo, heroi i filmit”, thuhet në njoftim.
TIFF 2020 vjen nën sloganin “Picture Your Life | Create The Future”.
“Liqeni Im” flet për djaloshin Kristo i cili jeton në një fshat në buzë të Liqenit të mrekullueshëm të Prespës, një vend i veçantë ku ndahen ujerat në kufijtë e tre vendeve të Ballkanit Shqipëria, Maqedonia dhe Greqia. Për të mbajtur familjen e tij, Kristo është bërë një kontrabandues i marihuanës, duke përdorur varkën e tij dhe njohjen e mirë të ujërave të liqenit për të transportuar pako me drogë nga ana shqiptare në atë maqedonase.
Në këtë film me skenar të Gjergj Xhuvani, luajnë aktorët: Ariton Pollozhani, Tristan Halilaj, Elia Zaharia Zogu, Julinda Emiri, Luiza Xhuvani, Birçe Hasko, Miriana Deti.
Si pjesë e programit të festivalit vjen edhe një tjetër premierë kombëtare nga regjisori i famshëm Milcho Manchevski, fitues i Venecias me “Before the Rain” dhe kandidat për Oscar. Kësaj radhe në TIFF shpalos filmin e fundit “Shelgu”, një bashkëprodhim i Banana Film Maqedoni dhe Tirana Film Institute, Shqipëri.
Në përgjithësi, në festival do të shfaqen 220 filma. Do të jenë 108 filma në competition nga të gjitha kategoritë dhe zhanret kinematografike përfshirë edhe filmin në shqip. Ndërsa 112 filma do të jenë në Non Competition section
Këtë vit në fokus të festivalit do të jetë shkolla polake e animacionit me programin NEË ËAY, një përmbledhje retrospektive e filmave më të mirë të kësaj shkolle gjatë 50 viteve të fundit të vlerësuar me çmime të rëndësishme ndërkombëtare.
Pjesë e programit të festivalit do të jenë gjithashtu edhe filmat shqiptarë si: “Exil” nga Visar Morina, “Zana” nga Antoneta Kastrati, “The Neës” nga Lorin Terezi i nominuar për Best Short Oscar qualifying.