TiBO IPTV sintonizon eksperiencën televizive me një ndërfaqe të unifikuar të aplikacioneve në TË GJITHA PAJISJET SMART (TV, Receiver Box dhe Mobile).
Ky nuk është një përditësim i thjeshtë i softeve TIBO. Çdo shërbim është pasuruar me funksione të reja për pajisjet Smart duke sjellë cilësi të jashtëzakonshme me dizajn dhe performancë të përsosur, të cilat nuk ofrohen askund tjetër.
Tashmë të gjithë klientët do ta kenë më të lehtë përdormin e aplikacioneve TiBO dhe të shijojnë programet televizive në maksimumin e përmasës së ekranit që kanë në pajisjet e tyre, pasi softi i ri përveç pamjes së njëjtë në çdo pajisje ofron edhe shumë veçori të reja dhe të shumëpritura.
Catch Up TV tashmë e gjeni në Live TV
Shërbimi Catch Up tashmë mund të hapet direkt në kanalin që po shikoni në Live TV. Shtypni OK dhe përzgjidhni Catch Up në menunë e kanalit. Tashmë do t’ju hapet tabela e re e Catch Up, e cila është bërë me lehtë për të kaluar nga dita në ditë dhe për të përzgjedhur programin që dëshiron të shikosh.
Renditja e re e kanaleve në Live TV
Në softin e ri renditja e kanaleve është bërë në bazë të kategorisë dhe rëndësisë që ka secili kanal. Në këtë mënyrë do të jetë më e lehtë për klientin
gjetja e një kanali që ai dëshiron të shikojë. Përzgjedhja e një kanali mbetet siç ka qenë, me butona, shigjeta ose në menunë e kanaleve.
Imazhi dhe filmat e rinj në TiBO VOD
Videoteka e filmave tashmë vjen me një pamje tërësisht të re dhe me më shumë filma. Ndarja e kategorive të filmave e bën më të lehtë për klientin
përzgjedhjen e filmit që duan dhe ta shikojnë kur të dëshirojnë. Madje ta ndalojnë dhe rifillojnë sërisht aty ku e kanë lënë.
Prej disa kohësh softi i ri është provuar nga shumë klientë në televizorët Smart si: Samsung, LG, Sony, Philips, Toshiba, Panasonic, Hitachi, apo edhe në pajisjet e ndryshme smart si: Apple TV, Amazaon Fire Stick, Mobile/Tablet Android, iOS, BlackBerry. Duke lënë përshtypjet më të mira tek ata.
Tashmë ky soft është gati edhe për klientët që përdorin TiBO BOx Quadcore. Të gjithë klientët që kanë ende softin e vjetër duhet të ndjekin udhëzimet që i’u shfaqen në menunë kryesore të boxit TiBO, për të marrë softin e ri. Nga data 1 shtator të gjithë klientët do të shërbehen vetëm nga sinjali i softit të RI.