Ditën e sotme, Top Channel dhe mediat e menaxhuar nga kompanitë simotra publikuan lajmin kinse TIBO ka marrë një urdhër sekuestrimi nga Prokuroria e Tiranës.
Shumë pak pas lajmit, TIBO ka reaguar me një letër të hapur drejtuar Top Channel.
LETRA E PLOTË
Ne vijim te publikimit ne kanalin televiziv “Top News”, ne Internet dhe ne platformat e tjera te lidhura me kompanine “Top Media” te lajmit te pavertet se shoqeria TIBO eshte nen hetim nga prokuroria per mashtrim dhe se eshte vendosur sekuestro preventive, kerkojme heqjen e menjehershme te tij dhe pergenjeshtrimin e ketij lajmi.
Lajmi eshte i pavertet dhe keqdashes. Shpresojme qe te pergenjeshtrohet menjehere nga televizioni dhe platformat tuaja per mos te krijuar deme te metejshme ndaj kompanise tone.
Departamenti ligjor prane kompanise tone do filloj te gjitha procedurat e nevojshme ligjore per vendosjen ne vend te demit te krijuar ndaj kompanise tone ne menyre te padrejte dhe me keqdashje.
Shpresojme shume ne mos vijimin e metejshem nga ana juaj me lajme te paverteta ndaj kompanis tone me qe kane si qellim konkurrencen e pandershme ne tregun ku kompanite tona operojne.