Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë prej më shumë se 12 vitesh vlerëson më të mirët e sipërmarrjes të mbarë trevave shqiptare.
Gjatë kësaj ceremonie që inauguroi edhe 125 vjetorin e këtij institucioni, TIBO fitoi çmimin “CCIT Award” si udhëheqës i tregut me teknologjinë më të avancuar, të zhvilluar 100% nga inxhinierë shqiptarë!
Ky çmimi i nderit si kompania më e mirë IPTV iu dhurua Presidentit të TIBO Z. Adnand Mahmuti! Në mesazhin e tij të falënderimit, ai u shpreh se këto vlerësime janë inkurajim i punës së palodhur të TIBO për të sjellë risi në treg dhe shërbim me teknologji superiore.
Pavarësisht momenteve të vështira, pandemia e Covid nuk e kufizoi kompaninë TIBO me partnerët e saj për të ofruar shërbimin më të mirë ndaj klientëve nga e gjithë bota, kudo ku ka shqiptarë.
Çmimi prestigjioz i “CCIT Awards” për kompaninë Tibo, si kompania më e mirë shqiptarë në fushën e telekomunikacionit dhe shërbimit IPTV vjen edhe si shpërblim për bashkëpunimin me Oversport dhe Magoware.
Pas eventit madhështor organizuar nga “Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë”, drejtuesit e tyre teksa mbanin kupën në duar përcollën jo pak emocione mbi këtë çmim prestigjioz që vjen si një ogur i mirë për zhvillimin e sipërmarrjes në të ardhmen.
Adnand Mahmuti i Tibo, Paolo Rubin i Oversport dhe Ardit Aliaj nga Magoware folën për Tibo News ku disa nga risitë më të fundit të platformës Tibo u mbajtën surprizë.
Adnand Mahmuti, TIBO: “Unë doja ta falenderoja Paolon për suportin që po na jep, edhe për suportin sidomos nga “Supercapital”, kompania që është edhe forca dhe potenca që na solli kampionatin italian në Shqipëri sepse së bashku kemi një plan për shpejtësinë e lartë, zakonisht përdoret për trenat dhe makinat, por në këtë rast, Tibo nga muaji maj në bashkëpunim me “Supercapital do sjelli shpejtësinë mbi 1000 mega/bite, në çdo familje shqiptare përmes sistemit të fibrave që po shtrijmë përtej Shqipërisë”.
Paolo Rubin, OVERSPORT: “Dedikimi shkon për skuadrën Tibo që është një kapital i shkëlqyer njerëzor që ky vend është krenar që e ka, sepse ata kanë bërë diçka të veçantë në aspektin e kapaciteteve dhe aftësive, kjo është arsyeja se përse Oversport po punon ngushtë me Tibon dhe se përse po ndërmerr shumë hapa të tjera përpara,” – u shpreh Paolo Rubin.
Adnand Mahmuti, TIBO: “Erdhi momenti të ndajmë pak meritat, dua të evidentoj që këtë çmim nuk e prisnim, është hera e parë që ndodh nuk e di nëse ndodh normalisht në Shqipëri se kemi qenë të impenjuar jashtë në Europë dhe në Amerikë. Na erdhi si surprizë thirrja që jemi shquar si kompania më e mirë teknologjike dhe me të drejtë… Jemi e vetmja IPTV dhe platformë software e ndërtuar tërësisht nga inxhinierë shqiptarë. Ne tek pjesa e grupit Tibo nuk është vetëm Oversport por edhe shoqëria Magoware, e përbërë me inxhinierë të talentuar dhe software-istë, që punojnë 24 orë që e bën Tibo jo vetëm platformën e parë OTT-Android në të gjithë Europën. Jo vetëm që ndërtuan platformën e parë por sot janë avangard me shërbimin OTT, duke sjellë dhe risinë që unë do ia kaloj fjalën pas falënderimit Arditit, dua t’ia dorëzoj edhe atij se me stafin e tij është i palodhshëm”.
Ardit Aliaj, MAGOWARE: “Është një kënaqësi e veçantë në fakt të shikosh si një kompani vlerësohet nga mjedisi i biznesit, normalisht dhe nga Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë Tiranë, që është një ent rregullator edhe frytdhënës duke ndihmuar dhe nxitur bizneset për t’u zhvilluar.
Ne si Magoware jemi të lumtur që bashkëpunojmë dhe kemi dhënë mundësinë dhe të gjithë kontributin e mundshëm për të shtyrë sa më përpara dhe për ta bërë këtë aplikacion sa më të arritshëm dhe sa më të dashur për të gjithë përdoruesit fundorë edhe klientët e shoqërisë Tibo.
Kjo nuk do të arrihej gjithsesi pa mundin, përpjekjen e të gjithë kolegëve tanë. Kështu që një falenderim edhe për ata. I falenderoj pa masë për gjithë përkushtimin dhe gjithë punën e palodhshme deri tani”.