Ndërsa bota është duke u përballur me pandeminë e COVID-19 që ka krijuar jo pak probleme në funksionimin e gjigandëve të komunikimit si Google apo Facebook por dhe probleme në përdorimin e internetit, TiBO, kompania e transmetimeve IPTV në një njoftim të dhënë ka siguruar abonentët për disponueshmërinë e shërbimit.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar klientë dhe partnerë të TiBO,
Duke pasur parasysh zhvillimin e shpejtë të Covid-19, ne duam të sigurojmë disponueshmërinë e shërbimit tonë për të gjithë përdoruesit tanë në të gjithë botën. Shërbimet tona për ju gjatë kësaj kohe nuk do të pësojnë asnjë ndryshim. Ne do të vazhdojmë t’ju shërbejmë, maksimalisht.
Ndërsa pandemia vazhdon të shpaloset, jeta jonë e përditshme po ndryshon me shpejtësi dramatike. Është e vështirë të parashikosh saktësisht se si do të përfundojë kjo histori dhe cili do të jetë efekti fundor njerëzor dhe ekonomik. Në shumë vende, institucionet zyrtare kane dhënë instruksione për distancimin shoqëror dhe protokolle të reja sigurie, po ashtu edhe në Shqipëri nga ku drejtohen të gjitha operacionet tona.
Ju ftojme të respektojmë rregullat e OBSH në mënyre që të evitojmë në maksimum përhapjen e mëtejshme dhe të japim kontributin tonë që kjo kauzë njerëzore të arrihet me sukses sa më shpejt të jetë e mundur.
Aktualisht ne po punojmë pa u lodhur për të sjellë shërbimin dhe mbështetjen më të mirë, në këtë moment historik ku kërkesa për shërbimet tona është e trefishuar. Ndërsa shumica e stafit tonë po punon nga shtëpia, ekipi i ndihmës për klientin dhe suporti janë prezent non-stop në zyrat operative.
Në këtë kohë, i gjithë stafi ynë dhe familjarët, janë të shëndetshëm dhe asnjë rast nuk është raportuar.
Ne jemi konsultuar me furnitorët tanë të transmetimeve të cilët kanë siguruar optimizimin e infrastrukturave që na lejojnë t’ju shërbejmë më së miri. Gjithashtu, asnjë prej Platformave partnere për programet dhe kanale nuk ka plan të ndërpresë transmetimet.
Duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e argëtimit cilësor përmes ekranit, jemi mirënjohës për mbështetjen tuaj gjatë këtyre kohëve të vështira.