Andi dhe Jasmina duket se i kanë dhënë fund mosmarrëveshjes mes tyre dhe janë rikthyer sërish bashkë.
Këtë e ka konfirmuar vetë Jasmina me anë të disa fotove të vjetra ku ajo dhe Andi duken shumë të afërt me njëri tjetrin.
Krahas fotove Jasmin shkruan: “Nuk ka urrejtje mos më keqkupto, mosmarrëveshje po”, ndërsa Andi pasi e ka ripostuar foton në instagramin e tij ka shtuar: “Ok ti fitove”, shoqëruar me një zemër.
Kujtojmë se Andi deklaroi pak ditë më parë në “Përputhen” se kishte vendosur të hiqte dorë nga deklarata e tij për Jasminën, ndërsa shtoi se motiv ishte xhelozia e tepërt e Jasminës.
Por duket se ndarja mes tyre nuk ka zgjatur shumë pasi ata janë rikthyer sërish bashkë dhe këtë herë duken shumë më të lumtur dhe të dashuruar me njëri tjetrin.