Policia e Krujës ka vënë në pranga një 21 vjeçar i cili akuzohet se ka përndjekur një të mitur.
Sipas uniformave blu të qytetit bregdetar, është ndaluar shtetasi me iniciale S. D., 21 vjeç, akuzohet se ka ndjekur penalisht një shtetase të mitur 15 vjeçe identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur.
I riu gjithashtu ka shkelur dhe masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Njoftimi i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 21 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili ishte me masën “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Arrestimi i tij u bë pasi ka shkelur masën e sigurisë dhe në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase të mitur 15 vjeçe.