Regjisori Edmond Budina i është bashkuar protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Budina i ka bërë thirrje qytetarëve të thyejnë rregullat e pandemisë, dhe t’i bashkohen protestës, para se të jetë vonë.
“Të ngrihen të gjithë në revoltë, të thyejnë të gjitha rregullat, karantinë, e çfarë janë dhe të dalin të gjithë. Këta bëjnë çfarë duan ata. Nëse do duroni akoma, nesër do të vijnë në shtëpinë tuaj dhe do t’ju vrasin. Të largohet Sandër Lleshaj, të largohet Edi Rama”, deklaroi Budina.