Që prej hyrjes së saj në “Për’puthen”, e kemi parë si një gocë shumë të fortë, luftarake dhe të buzëqeshur. Mirëpo, ditën e sotme Antonela na ka emocionuar të gjithëve me rrëfimin e saj. Në fakt e gjitha kishte nisur gjatë mbrëmjes së djeshme në “Prime”, kur krej papritur Antonela ishte prekur e përlotur, duke ndërprerë emisionin. Kjo pjesë nuk u transmetua mbrëmë, por ditën e sotme.
E pyetur se përse u prek, Antonela tha se debati në studio që vazhdonte e vazhdonte i kujtoi disa situata nga e kaluara. Antonela tregoi se është rritur në një familje, ku ka ndeshur në vështirësi të pabesueshme. Ajo tregoi se babai i saj ka dhunuar nënën dhe atë me vëllezërit. Madje, ajo tregoi se edhe i ka kërcënuar me vrasje.
Të lodhur nga kjo situatë, ajo tha se së bashku me nënën dhe vëllezërit e saj kur ishte vetëm 14 vjeç, u nisën drejt Italisë.
“Më kujtoi shumë gjëra nga fëmijëria. Babai ushtonte dhunë, madje edhe na kërcënonte. I thoshte mamit që do na vriste. Kur ikëm në Itali isha vetëm 14 vjeç, kurse vëllai 4 vjeç, më i vogli. U dorëzuam në komisariat të Policisë sepse nuk denim çfarë të bënim. Kanë qenë moment shumë të vështira.”
Antonela tregoi se disa kohë më pas e njoftuan në Facebook se babai i saj kishte ndërruar jetë, por nuk kishte mundur të merrte pjesë në varrim, duke e përshkruar si pengun e jetës.