Andi dhe Melisa kanë nisur njohjen jashtë programit dhe gjasat që të krijohet (ose të jetë krijuar) çifti i dytë i Për’puthen, pas Teas dhe Beartit, janë të mëdha. Pak ditë më parë Andi ftoi publikisht Melisën në “një kafe serioze”. Ftesë kjo e pranuar menjëherë prej saj.
Duke përdorur rrjetet sociale, dyshja ka treguar se janë takuar me njëri-tjetrin. Andi ka postuar në Instastory-n e tij një video me Melisën, duke ndarë me ndjekësit faktin se po njihen, pa praninë e kamerave.
Mirëpo, si Andi, ashtu edhe Melisa e kanë mohuar kategorikisht faktin se janë në një marrëdhënie. Ata kanë pohuar se janë vetëm miq dhe “single”. Por, faktet vijojnë t’i tradhtojnë. Së fundmi, fansat e tyre kanë vërë re se ata kanë veshur sërish rroba të njëjta. Bëhet fjalë për një këmishë të të bardhë që Andi e ka veshur kur ishte i ftuar në “Roped with Olsi”. Ndërkohë, së fundmi të njëjtën këmishë e ka veshur edhe Melisa.
Edhe më parë ata janë kapur nga fansat me të njëjtin kapuç dhe ambiente të njëjta. Disa imazhe gjatë videove live që Melisa dhe Andi kanë bërë dhe ndjekësit kanë vënë re një detaj të ngjashëm nga shtëpitë e tyre.
Për kapuçin, Melisa tha se ia kishte dhuruar Andit gjatë Për’puthen pasi ai e kishe pëlqyer shumë, kurse për shtëpinë thanë se janë në vende të ndryshme. Pyetja tani është: Po këmisha?